RajoniShowbiz

FOTOT/ Notis Sfakianakis shkon në gjykatë, i prangosur këngëtari ‘fshihet’ pas maskës, kapeles dhe syzeve

Këngëtaria arriti pranë gjykatës së Evelpidon bashkë me oficerët e policisë. Me maskë, syze dhe kapele Notis shihet i prangosur teksa shkon për të marrë dënimin e tij. 
Featured image of article: FOTOT/ Notis Sfakianakis shkon në gjykatë, i prangosur këngëtari ‘fshihet’ pas maskës, kapeles dhe syzeve Notis Sfakianakis

GREQI– Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis shkoi ditën e sotme pranë ambienteve të prokurorisë.

Këngëtaria arriti pranë gjykatës së Evelpidon bashkë me oficerët e policisë. Me maskë, syze dhe kapele Notis shihet i prangosur teksa shkon për të marrë dënimin e tij.

Sfakianakis ka deklaruar se armën e mbante me vete, për shkak se “ndihej në rrezik”, shkruan “Protothema”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këngëtari është ndaluar rreth orës 08:00 (me orën lokale) të një nate më parë, teksa po shkonte në shtëpinë e tij.

Një pikë kontrolli e ngritur për shkak të masave anti-covid pa bishën luksoze “Range Rover”, të kalonte dhe e ndaloi për një kontroll rutinë, pa e ditur aspak se kush ishte brenda tij. I qetë dhe pa bërë asnjë reagim paniku, ylli i muzikës hapi krahun dhe iu bind urdhërit të efektivëve. Ai dorëzoi dokumentet e makinës por njëri prej policëve pikasi me sy një qese në sediljen e pasme të makinës dhe i kërkoi këngëtarit që ta hapte aty ku u zbulua dhe kokaina.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment