KRYESORET
Bota

FOTOT: Një Shqipëri larg rrëmujës që të thërret ta eksplorosh

19 Janar 2022, 17:08 Nga DOSJA
FOTOT: Një Shqipëri larg rrëmujës që të

E gjithë bukuria e resurseve natyrore, pikat më të veçanta që ofron Shqipëria dhe atraksionet që ende nuk gëzojnë njohje nga publiku i gjerë, të shkrepura nga një aparat alpinisti Fatjon Plaku i paraqet përmes një albumi fotografik “Homeland 2”. Fation Plaku është një fotograf dhe alpinist i njohur në Shqipëri dhe pasioni për të eksploruar vendet turistike shihet në fotografitë e tij.

Prej më shumë se 30 vitesh me këtë “profesion”, duke shkelur e eksploruar çdo cep të vendit tonë, ai është i mahnitur me diversitetin që ofron natyra shqiptare. Duke parë e shijuar bukuritë shqiptare, në gjithë këtë hark kohor, ai rrëfen për Gazetën “Si” edhe mënyrën se si lindi ky album, që sjell një Shqipëri larg kaosit e rrëmujës.

“Ne kemi një natyrë fantastike dhe një diversitet të paparë në krahasim me vendet e tjera, siç jemi ne një vend i vogël me një diversitet kaq të madh. Ideja për albumin lindi se duke parë gjithë bukurinë nëpër male, kanione, lumenj në të gjithë vendet që shkoja dhe eksploroja thashë që të bëj disa fotografi dhe nëpërmjet rrjeteve sociale mendova që t’ia përcjell dhe miqve të mi, e më pas dhe ndjekësve. Pastaj pas shumë viteve duke grumbulluar sa më shumë foto në arkivat e mia, mendova që t’i përmbledh në një album fotografik siç është Homeland 2”, shprehet Plaku për zanafillën e albumit fotografik.

Nga veriu në jug, dashnori i vërtetë i natyrës ka finalizuar një libër që do të duhet ta kesh patjetër në bibliotekën personale për të treguar sesa e bukur është Shqipëria po të udhëtosh në skajet më të pamundura të saj. “Homeland 2” vjen me rreth 240 faqe. Këto 240 foto reale na bëjnë të udhëtojmë nga veri në jug nëpër male, nga lindja në perëndim, nga deti në liqene, nga pyjet në kanione, nga gjiret e bukura tek bota nënujore.

“Albumi fillon me malet më kryesore në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug. Më pas, vij me trashëgiminë kulturore siç janë kalatë dhe monumentet e kulturës, më pas me kanionet, me disa nga lumenjtë kryesorë në vend, të gjithë ishujt në Shqipëri, dhe pastaj në fund fare me plazhet më të virgjëra dhe më të bukura, që janë në vendin tonë”, vijon Plaku për Gazetën “Si”.

Para 3 vitesh, Plaku solli botimin e parë Homeland. Sipas autorit, risia e botimit të dytë të albumit fotografik, përveç fotove, janë edhe vendndodhjet apo edhe videot që mund të hapen nëpërmjet skanimit.

“Në albumin e dytë kam vendosur edhe location, vendndodhjen, kam shtuar historinë, vendet e reja dhe një aplikacion tjetër që me skanimin e një kodi mund të hapen edhe videot. Në çdo faqe ka edhe një video po duke skanuar me celular foton e albumit. Ky është ndryshimi në krahasim me albumin e parë. Videoja te faqja e coverit është edhe videoja më e bukur, që është rreth 3 min. Përveç këtyre, në albumin e dytë kam shtuar edhe vende të reja”, rrëfen më tej Plaku për Gazetën “Si”.

Ky album që pasqyron një Shqipëri larg rrëmujës së krijuar nga ndërtimet dhe ndërhyrjeve pa kriter, shërben edhe si një resurs për t’u shfrytëzuar jo vetëm nga vendësit, por edhe nga turistët e huaj. Mesazhi që ai do të japë nëpërmjet këtij albumi është më shumë një mesazh ndërgjegjësimi që shqiptarët të kuptojnë dhe të vlerësojnë natyrën e bukur shqiptare.

Madje, ai edhe u bën thirrje bashkëkombësve që ta eksplorojnë vendin e tyre.

“Jemi me fat dhe na ka bekuar Zoti, për një natyrë kaq të bukur që kemi dhe u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin dhe të eksplorojnë vendin e tyre”.

Por, ky botim me fotografi mund të shërbejë edhe si një guidë për të gjithë turistët që mund të tregojnë akoma më shumë interes për të vizituar Shqipërinë.

Përveçse një guidë turistike për shqiptarët, mund të shërbejë edhe si një dhuratë për të gjithë ata shqiptarë që janë jashtë vendit, plus dhe për të gjithë të huajt që vijnë në vendin tonë”, përfundon Fatjon Plaku për Gazetën “Si”.

Fotografitë e kuruara me kujdes e që na largojnë nga Tirana e zhurmshme, motivojnë çdokënd për t’i shkelur këto vende e për t’u krenuar me bukurinë e vendit tonë.

Marrë nga Gazeta “Si”

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

“Ndahemi nga RMV”, McAllister-Ramës: Planet B e C mirë do të ishte të mos thuhen publikisht

Arrestimi i 2 ish-ministrave dhe deputetit të PS, McAllister: Inkurajoj autoritetet shqiptare

'1.500 vende të lira pune'/ Rama: S'ka profesionistë, mos të kërkojnë punë shteti

Finalja/ Masa edhe në shëndetësi, dyfishohen ekipet mjekësore, urgjenca në shërbim

Shkatërrimi i dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Manja: SPAK ka nisur hetimet, kaq mund të them

'Kush është zyrtari i lartë, Lame?' Manja: Nuk i druhem asnjë presioni, dosja është e nxehtë

Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën, 0 shance që të zhduken provat

Manja: Kallëzim në SPAK për Drejtoreshën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave

Kupa e Conference League bën bashkë Veliajn e Dukën, dyshja shtrëngojnë duart në shesh

Vota e diasporës, Alibeaj: Vota vidhet brenda Shqipërisë, jo më jashtë

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Jemi gati edhe për Reformën, të krijojmë një regjistër

Votat e Diasporës, Kryemadhi: Jemi avokatë të shqiptarëve jashtë Shqipërisë

Votat e Diasporës, Kim: Zgjedhjet e 25 prillit, jo perfekte, erdhi koha të veprojmë

SHBA si 'as' nën mëngë/ Berisha-Ballës: Ti mendon se u bëre amerikan? Mos fol...

Grabitja e Rinasit, avokati: Talo Çela s’mori pjesë, kishte gjurin e dëmtuar, s'kam kontakte

Balla-Kosovës: Eja në Ballkanin e Hapur, mos bini pre e keqinformimeve