Virale

Fotot nga PAPARAZZI/ Miqësi të sinqerta brenda Partisë Demokratike! Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi gjejnë kohë për njëri-tjetrin, takohen në lokal

Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi vijojnë të ruajnë miqësinë mes tyre. Ata kanë qenë që të dy pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.
Featured image of article: Fotot nga PAPARAZZI/ Miqësi të sinqerta brenda Partisë Demokratike! Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi gjejnë kohë për njëri-tjetrin, takohen në lokal Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu

Këto foto të shkrepura pak ditë më parë në një nga baret e Tiranës, konfirmojnë faktin që pavarësisht se rrugët e tyre në karrierë tashmë janë ndarë, Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi vijojnë të ruajnë miqësinë mes tyre. Ata kanë qenë që të dy pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike. Në qeverinë Berisha, Majlinda mbante pozicionin e ministres së Integrimit, ndërkohë që Astrit Patozi ka qenë deputet.

Sot ata janë që dy larg kësaj partie, por fillesat janë diku në vitin 2017, kohë kur Patozi dhe Bregu patën konflikte me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit ishte i vendosur të mos hynte në garën për zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, madje kishte ngritur një çadër në bulevard, si simbol i kundërshtimit të politikave të Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Asokohe, Patozi dhe Bregu ishin të mendimit që kjo rrugë ishte e gabuar, nuk përkrahej as nga faktori ndërkombëtar dhe se Partia Demokratike duhej patjetër të futej në zgjedhje. Në fakt, ashtu ndodhi. Pas rreth dy muajsh protesta në rrugë, Lulzim Basha vendosi të merrte pjesë në zgjedhje, duke i humbur thellë ato.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndonëse bëri atë që i kërkuan që në fillim Bregu, Patozi dhe disa eksponentë të tjerë të rëndësishëm të Partisë Demokratike, Basha nuk i futi fare në listat për deputetë Bregun dhe Patozin. Më pas, Majlinda Bregu, e përkrahur edhe nga Rama, u bë pjesë e një misioni të OSBE-së në Sarajevë, ndërkohë që Patozi krijoi një parti të re.

Tani që Basha po flet për një hapje të partisë edhe ndaj emrave që e kanë kundërshtuar politikën e tij, nuk duket të ketë ndonjë afrim mes tij dhe dy ish-deputetëve. Ajo që duket me siguri, është që Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi vijojnë të ruajnë marrëdhëniet miqësore me njëri-tjetrin.

Marrë nga Panoramaplus.al

Një Koment në “Fotot nga PAPARAZZI/ Miqësi të sinqerta brenda Partisë Demokratike! Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi gjejnë kohë për njëri-tjetrin, takohen në lokal

  1. KY TIT PATOZI PO FLITET SE PO FLE TE SHTEPIA E MERO GELBAZA KELLIRES DHE EDI RAMES,KURSE GENT CAKAJ PO FLE ME DJEMT E MERO BAZES GJATE JAVES,KURSE NE FUNDJAVE LINDA RAMA E MER NE SHTEPI ME LOZE ME ZAHON DERI SA TE VE NE GJUME ZAHON

Shto Koment