Aktualitet

Dalin PAMJET E PARA/ Momenti kur autorët me kapele nxjerrin me qese të zeza trupin e Jak Prengës, ndryshojnë veshjet dhe hedhin solucion për të fshirë gjurmët. Nxjerrja e trupit nga “Range Rover-i” i bardhë

Në video shfaqet makina e vjedhur e cila ishte vjedhur më 26 Nëntor ditën e tërmetit në Tiranë, makina hyn në pjesën e kompleksit Golden. Pranë saj shfaqen disa persona që marrin trupin e pajetë të Jan Prengës.
Featured image of article: Dalin PAMJET E PARA/ Momenti kur autorët me kapele nxjerrin me qese të zeza trupin e Jak Prengës, ndryshojnë veshjet dhe hedhin solucion për të fshirë gjurmët. Nxjerrja e trupit nga “Range Rover-i” i bardhë Pamje nga rrëmbimi i Jak Prengës

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka mundur të sigurojë nga burime pranë laboratorit kriminalistik, fotot ekskluzive të videos të vetme që fakton rrëmbimin e Jan Prengës.

Në video shfaqet makina e vjedhur e cila ishte vjedhur më 26 Nëntor ditën e tërmetit në Tiranë, makina hyn në pjesën e kompleksit Golden. Pranë saj shfaqen disa persona që marrin trupin e pajetë të Jan Prengës. Në fotot e siguruara nga Anila Hoxha duket moment kur trupi del nga makina.

Pamje nga rrëmbimi i Jak Prengës

Këto janë dy foto ekskluzive nga video e cila ka tregon dinamikën dhe fakton futjen e trupit nga makina Range Rover dhe nxjerrjen e trupit pa jetë. Por një burim i sigurt pranë laboratorit të kriminalistikës i tha gazetarës Hoxha se nga kqyrja e kamerave të sigurisë janë nxjerrë të dhëna të sigurta për rolin e secilit prej të dyshuarave.

Pamje nga rrëmbimi i Jak Prengës

Madje në një moment poamjet tregojnë autorët me kapele që ndryshojnë veshjet dhe i fusin në qese të zeza. E njejta gjë duket edhe për fshirjen e gjurmëve, ku shfaqet një nga të arrestuarit duke hedhur në tokë një solucion për të shkatërruar gjurmë të AND. Ne i tha jo zyrtarisht një burim pranë laboratorit të kriminalistikës kemi faktuar hap pas hapi se cfarë ndodhi në garazhin e kompleksit Golden dhe cilët janë personat që kryejnë veprime aktive dhe këto të dhëna ja kemi dorëzuar prokurorisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Marrë nga Top Channel

(k.m./dosja.al)

Shto Koment