Aktualitet

FOTOT NGA EMISIONI: Çfarë ka nga dora? Eni Vasili me dorezë ortopedike në kyç, ZBULOHET shkaku i lëndimit

Mësohet se moderatorja, e cila është në pritje të dy vajzave binjake, vuan nga sindroma e tunelit karpal. Kjo e fundit është një gjendje mjekësore që vjen nga acarimi i nervit të kyçit, "pasojë" e shtatzënisë.
Featured image of article: FOTOT NGA EMISIONI: Çfarë ka nga dora? Eni Vasili me dorezë ortopedike në kyç, ZBULOHET shkaku i lëndimit Eni Vasili

TIRANË– Moderatorja Eni Vasili është shfaqur në emision me një dorezë ortopedike në dorë! Teksa prezantonte emisionin “Open”, mburoja në kyçin e dorës ka marrë vëmendjen e publikut. Por çfarë ka ndodhur?

Mësohet se moderatorja, e cila është në pritje të dy vajzave binjake, vuan nga sindroma e tunelit karpal. Kjo e fundit është një gjendje mjekësore që vjen nga acarimi i nervit të kyçit, “pasojë” e shtatzënisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por cilat janë simptomat e sindromës së tunelit karpal?
Së pari pacientët ndjejnë ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në zonën ku kalon nervi. Gjatë natës pacienti mund të ketë dhimbje që përkeqësohen pasi mund të krijohet edhe akumulim i lëngjeve rreth kyçeve të duarve ndërsa flejnë. Ndërsa kjo sëmundje përparon, pacienti ka ndjesi të djegies, ngërçe në duar dhe dobësi. Mund të bëhet më e vështirë për të kapur apo/dhe hedhur objektet. 

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment