Politike

Fotot nga ceremonia, Elton Arbana i emocionuar nis punën në krye të Bashkisë Shijak

I njohur gjërësisht në strukturat e Partisë Socialiste, Elton Arbana sot në fjalën e parë si Kryetar Bashkie premtoi se do të jetë në funksion të banorëve të Shijakut.
Featured image of article: Fotot nga ceremonia, Elton Arbana i emocionuar nis punën në krye të Bashkisë Shijak Betimi i Elton Arbanës

SHIJAK– Në zgjedhjet e 30 qershorit Elton Arbana garoi përballë kandidatit të Bindjes Demokratike duke kryesuar me një rezultat të thellë nga konkurenti përballë.  I njohur gjërësisht në strukturat e Partisë Socialiste, Elton Arbana sot në fjalën e parë si Kryetar Bashkie premtoi se do të jetë në funksion të banorëve të Shijakut.

Gjatë cerëmonisë së konstituimit ishte i pranishëm Prefekti i Durrësit Roland Nasto, Kryetari i larguar Ardian Kokomani, deputetet e zonës si dhe strukturat e Partisë Socialiste në Shijak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kush është Elton Arbana?

I shkolluar në Turqi, ku ka përfunduar arsimin e mesëm në periudhën 1999-2003 me rezultate të shkëlqyera. 2006-2010 është diplomuar në fakultetin Juridik, pranë Universitetit privat ‘Justiniani I’ . Flet shumë mirë 3 gjuhë të huaja, Anglisht, Turqisht dhe Italisht, ndërkohë që pas formimit të tij fillimisht është angazhuar pranë biznesit të tij privat, në fushën e tregtisë së automjeteve, ndërsa më pas, ka nisur dhe angazhimin e tij në politikë, fillimisht si anëtar i FRESSH dhe më pas në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste. Që prej vitit 2016 është Kryetar i PS për degën lokale, Shijak. Nga 2013-2017 ka punuar si Përgjegjës Sektori i IKMT, Qarku Durrës.

Shto Koment