Politike

FOTOT/ Me shkop në dorë, xhinse dhe syze dielli, Lleshaj “merr malet”… Inspekton lumin Erzen bashkë me Ardi Veliun: Të mbrosh Shqipërinë s’duhet të derdhësh gjak e mbetje

Me shkop në dorë, xhiboks të lehtë, t-shirt, atlete e syze të zeza, ministri pa nga afër situatën. Me të ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 

TIRANË– “Të mbrosh Shqipërinë sot nuk kërkohet të derdhësh gjak për të, por thjesht të mos derdhësh mbetje mbi të”, apelon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka zhvilluar një udhëtim përgjatë lumit Erzen, nga ku bëri thirrje për të mbrojtur bukuritë që i ka falë natyra vendit tonë. Me shkop në dorë, xhiboks të lehtë, t-shirt, atlete e syze të zeza, ministri pa nga afër situatën. Me të ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Objektivi është të ndërpresim të gjitha llojet e derdhjeve barbare në lumë, me qëllim që atyre që banojnë në brigjet e tyre t’u rikthejmë lumin dhe të tjerëve t’u japim një model sesi duhet të trajtohet lumi, si thesar dhe jo si kanal ujërash të zeza”, shtoi ministri Lleshaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, autoritete vendore, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë e të tjerë do të bashkohen në këtë përpjekje”,- vijoi Lleshaj.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment