Aktualitet

Mbyllja e Kapshticës! Kamionët presin që në orët e para të mëngjesit në Kakavijë

VIDEO
Me mbylljen e pikës Kufitare  kamionët e bllokuar në radhë në këtë dalje të kufirit me Greqinë, do të ikin nga Kakavija.
Featured image of article: Mbyllja e Kapshticës! Kamionët presin që në orët e para të mëngjesit në Kakavijë Kamionet ne rradhe
Përditësuar:

KAKAVIJË-Ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi i palës greke që pika kufitare e Kapshticës do të mbyllet pasi ka pasur probleme me qytetarët të cilët falsifikonin rezultatet e tamponit në mënyrë që të kalonin kufirin.

Me mbylljen e pikës Kufitare  kamionët e bllokuar në radhë në këtë dalje të kufirit me Greqinë, do të ikin nga Kakavija. Kamionët me mallra kanë që në orët e para të mëngjesit që qëndrojnë në radhë. Siç shihet në foto janë disa kamionë që presin të kalojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Pala greke njoftoi dje se duke nisur nga sot do të bllokohej kalimi në këtë pikë kufitare për shkak të rasteve në rritje me COVID, deri më datë 4 dhjetor të këtij viti.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment