BotaKuriozitete

FOTOT MAGJIKE/ Një ditë si në përralla, njihuni me kullën “Brynkir” në Britani, kështjella ku “jetoi” Rapunzel

Një nga vendet më të preferuara në botë është edhe Britania, në të cilën ndodhet një kullë mahnitëse që jo të gjithë e dinë. Kulla të sjell kujtimin e përrallës Rapunzel për nga stili i saj dhe është e vendosur në një Park Kombëtar piktoresk, në Snowdonia në pjesën veriore të Uellsit. 

BRITANI E MADHE- Udhëtimet jashtë vendit renditen gjithmonë si dëshirë për pushime, pasi ofrojnë mundësi të shumta turizmi të formave të ndryshme që ndoshta jo çdo vend i  ofron.

Një nga vendet më të preferuara në botë është edhe Britania, në të cilën ndodhet një kullë mahnitëse që jo të gjithë e dinë. Kulla të sjell kujtimin e përrallës Rapunzel për nga stili i saj dhe është e vendosur në një Park Kombëtar piktoresk, në Snowdonia në pjesën veriore të Uellsit.

Ndërtesa është e shekullit të 19-të dhe quhet Kulla “Brynkir”, ajo ka gjashtë kate me një dhomë të lidhur me një shkallë guri spirale. Brenda ka dy dhoma gjumi, kuzhinë dhe tualet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dritaret e saj janë me hark me zbukurime dhe kanë një pamje mahnitëse nga çdo kat, ndërsa dera është e rëndë prej druri si nëpër kullat e përrallave. Gjithashtu, kulla është ristrukturuar dhe është e pajisuar me Wi-fi, Tv dhe DVD player. Dy netë qëndrimi në këtë kullë përallore kushton 2 482 euro.

(k.a/dosja.al)

Një Koment në “FOTOT MAGJIKE/ Një ditë si në përralla, njihuni me kullën “Brynkir” në Britani, kështjella ku “jetoi” Rapunzel

Shto Koment