Politike

FOTOT/ Lulzim Basha në spital… çfarë e detyroi të shkonte me urgjencë pas takimit me ambasadorët?

EKSKLUZIVE
Në parkingun e një prej spitaleve private të kryeqytetit ishte rreshtuar edhe mjeti i përdorur nga kreu i opozitës. Por çfarë i ndodhi?
Featured image of article: FOTOT/ Lulzim Basha në spital… çfarë e detyroi të shkonte me urgjencë pas takimit me ambasadorët? Lulzim Basha dhe familja

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është parë pasditen e djeshme në zonën e Kombinatit, i shoqëruar nga shoferi i tij. Në parkingun e një prej spitaleve private të kryeqytetit ishte rreshtuar edhe mjeti i përdorur nga kreu i opozitës.

Pasi fotot mbërritën në redaksi, Dosja.al u interesua lidhur me rastin, duke marrë parasysh se spitali ofron edhe shërbimin e bërjes së tamponit të koronavirusit. Burime të Dosja.al bënë me dije se kryedemokrati Basha ka shkuar dje pasdite në spital për të vizituar nënën e tij, e cila është shtruar prej disa ditësh.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se nëna e Bashës, ish-pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, nuk është e infektuar nga pandemia por ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Megjithatë nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje Basha është shoqëruar për në spital nga shoferi, megjithatë është kursyer me bërjen publike të detajeve lidhur me situatën në familjen e tij.

(k.m.f.g./dosja.al)

Shto Koment