PolitikeVirale

FOTOT/ LRI në Jalë, Olti Curri vesh më vesh me Monikën, Bes Kallaku harbon Kejdin dhe Floidën, të rinjtë lajnë pjatat me qejf të madh

Dosja.al sjell disa nga momentet interesante që ish-deputetët e LSI-së kanë shpërndarë vetë në rrjetet sociale, ku shprehin gëzimin për organizimin e këtij kampi.
Featured image of article: FOTOT/ LRI në Jalë, Olti Curri vesh më vesh me Monikën, Bes Kallaku harbon Kejdin dhe Floidën, të rinjtë lajnë pjatat me qejf të madh Pamje nga kampi i LRI ne Jale

VLORË- Siç e do tradita, edhe në opozitë të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim janë mbledhur në Jalë, ku si çdo vit organizojnë kampingun e tyre.

Lojëra politike, ushqim, këngë, valle e humor, janë disa nga aktivitetet e të rinjve, ndërkohë që pjesëmarrja këtë vit duket se ka qenë e dobët, ndoshta për shkak edhe se kampingu është zhvilluar në fund të verës…

Dosja.al sjell disa nga momentet interesante që ish-deputetët e LSI-së kanë shpërndarë vetë në rrjetet sociale, ku shprehin gëzimin për organizimin e këtij kampi.

Kështu, ish-deputetja Floida Kërpaçi shihet buzagas teksa në skenën e improvizuar është ngjitur miku i Ilir Metës, Bes Kallaku.

Kejdi Mehmetaj, sakaq ka shpërndarë një video ku shihet blogeri Olti Curri, teksa bisedon me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi dhe Olti Curri

Story epik, është padyshim poza kur pas përfundimit të haresë mbrëmjen e djeshme, të rinjtë e LRI-së lajnë pjatat me qejf dhe të buzëqeshur.

Floida Kerpaci dhe te rinjte e LRI duke lare enet

Të jesh në opozitë për 2 vite është ndryshim i madh… apo jo? Kjo pasi, në kampin e këtij viti, nuk ka patur bollëk në ushqim dhe pije. Në postimet e pjesëmarrësve, dominojnë kanaçet me pije të gazuara, ndërsa ushqimin, ende se kemi parë si ka qenë për këtë vit…

(F.g/dosja.al)

Shto Koment