
TIRANË- Ditën e sotme aktorja Shpresa Bërtëllima u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare. Edhe pse pati një karrierë të shkurtër, aktorja ka spikatur me rolet e saj duke “rezervuar” një vend në memorien e publikut. Për të gjithë shqiptarët ajo do të mbahet mend për “signorina Gaitani” në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”.
Për shkak të portretit të saj, Shpresa është quajtur “Brigitte Bardot” e vogël. Krahasimi i është bërë nga vetë aktori i madh francez Michel Piccoli, teksa xhironte “Përtej mureve të gurta”, ku edhe luante rolin e Asimesë.




















Filmat:
Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Hetimi vazhdon (1988)… Liljana
Shpresa… 1989
(k.m./dosja.al)