Politike

FOTOT/ Kush është Ana, LRI-stja që i vajti tek dera e shtëpisë Borchard-it, takimet me Metën dhe surprizat për Kryemadhin

Dosja.al ka mësuar se Azizaj është pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. E angazhuar në mitingje, protesta dhe aktivitete të LSI, ajo shihet edhe në rrjetet sociale aktive në politikë.
Featured image of article: FOTOT/ Kush është Ana, LRI-stja që i vajti tek dera e shtëpisë Borchard-it, takimet me Metën dhe surprizat për Kryemadhin Ana Azizaj, aktivistja e LRI që akuzohet se shkroi parrullen tek banesa e ambasadorit te OSBE

TIRANE- Ditën e djeshme u shoqërua në komisariat Ana Azizaj, e reja që akuzohet se shkroi parullën tek hyrja e pallatit, ku jeton ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. (Lexo këtu)

Një natë pasi qëndroi në komisariat, Azizaj është lënë e lirë, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet që e shtynë të renë të ndërmerrte këtë akt revolte.

Dosja.al ka mësuar se Azizaj është pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. E angazhuar në mitingje, protesta dhe aktivitete të LSI, ajo shihet edhe në rrjetet sociale aktive në politikë.

Në profilin e saj, mund të shihen fotografitë e shkrepura pranë ish-kryetarit të LSI, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Azizaj, është një nga të rinjtë e LSI që organizuan dhe surprizë për ditëlindjen e Kryemadhit.

Më 11 maj, kur opozita protestonte, një parullë ku shkruhej:”Borchard të të vijë turp!”, është shkruar në hyrjen e pallatit të këtij të fundit.

Incidenti u quajt një sulm nga ambasadat dhe qeveria, dhe dy ditë më vonë, u dënua edhe nga Parta Demokratike.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment