Aktualitet

FOTOT/ Kokëulur dhe me sytë që si çon lart, efektivi i Shqiponjave del para gjykatës…kërkesa e rrallë: Familja e tij të ishte këtu! Dua t’ju kërkoj ndjesë PUBLIKISHT

I riu ka kërkuar që në seancën e dhënies së masës së sigurisë të ishin të pranishëm edhe familjarët e Klodian Rashës, në mënyrë që t’ju kërkonte ndjesë publikisht
Featured image of article: FOTOT/ Kokëulur dhe me sytë që si çon lart, efektivi i Shqiponjave del para gjykatës…kërkesa e rrallë: Familja e tij të ishte këtu! Dua t’ju kërkoj ndjesë PUBLIKISHT Nevaldo Haderaj para gjykates

TIRANE– Efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hadëraj është shfaqur i penduar në ambientet e gjykatës. I riu ka kërkuar që në seancën e dhënies së masës së sigurisë të ishin të pranishëm edhe familjarët e Klodian Rashës, në mënyrë që t’ju kërkonte ndjesë publikisht.

“Kam vrarë një njeri, merrni ç’masë të doni. Dua të jetë edhe familja e tij këtu, t’ju kërkoj ndjesë publike”, -raportojnë burime për Dosja.al nga gjykata e Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përgjatë gjithë seancës ku u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, polici nuk e ka ngritur kokën lart dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar me sytë poshtë.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “FOTOT/ Kokëulur dhe me sytë që si çon lart, efektivi i Shqiponjave del para gjykatës…kërkesa e rrallë: Familja e tij të ishte këtu! Dua t’ju kërkoj ndjesë PUBLIKISHT

  1. Ka bere detyren o kelluf ,sqarimin beje ne komisariat..Qenka kollaj ..je duke djegur dhe thua jam gazetar..polici duhet te thote…vazhdo punen…ik more Q..hu..

Shto Koment