Showbiz

FOTOT/ Jonida dhe Romeo përqafuar në rërë, dalin pamjet nga festa private buzë detit në Durrës, këngëtarja s’e fsheh më dashurinë

Në disa foto të publikuara nga IconStyle, ata duket se e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre edhe para miqve. Ata shihen të ulur në rërë, teksa Romeo përqafon Jonidën dhe rrinë bashkë njëri me tjetrin. 
Featured image of article: FOTOT/ Jonida dhe Romeo përqafuar në rërë, dalin pamjet nga festa private buzë detit në Durrës, këngëtarja s’e fsheh më dashurinë Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi

DURRES- Ditëlindja e gazetarit Eraldo Rexho me siguri është një nga ngjarjet më të komentuara të javës. Kanë qenë të pafundme urimet për të, ku nuk ka munguar edhe ai i këngëtares Jonida Maliqi. Rexho dhe Maliqi njihen për miqësinë e tyre të ngushtë, dhe pavarësisht masave kufizuese, ai ka mbledhur miqtë më të afërt në një festë buzë detit. Mes të ftuarve ka qenë edhe Jonida Maliqi dhe partneri i saj i shumëpërfolur, Romeo Veshaj.

Në disa foto të publikuara nga IconStyle, ata duket se e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre edhe para miqve. Ata shihen të ulur në rërë, teksa Romeo përqafon Jonidën dhe rrinë bashkë njëri me tjetrin.

Jonida dhe Romeo perqafuar

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj bashke

Jonida dhe aktori kanë rreth 2 vite që janë në qendër të lajmeve për romancën e tyre. Disa kohë më parë u deklarua edhe ndarja mes tyre, por tashmë duket se çifti është sërish bashkë dhe janë tejet të lumtur.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment