Dikur

Fotot/ Ja selia e ambasadës shqiptare në Paris dhe emrat e oficerevë të Sigurimit të Shtetit

E vendosur në rrugën Rue De La Pompe, në zonën me nr. 16 të Parisit, kjo godinë në vitet 1945 – 1991 do të ishte njëkohësisht dhe një nga qëndrat e Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik).
Featured image of article: Fotot/ Ja selia e ambasadës shqiptare në Paris dhe emrat e oficerevë të Sigurimit të Shtetit Rezidenca

Memorie.al publikon për herë të parë, fotot e ndërtesës së selisë së ambasadës së Shqipërisë në kryeqytetin e Francës, Paris, e cila do të shërbente si një nga rezidencat diplomatike më kryesore dhe më të rëndësishme të Tiranës zyrtare, në Europën Perëndimore.

E vendosur në rrugën Rue De La Pompe, në zonën me nr. 16 të Parisit, kjo godinë në vitet 1945 – 1991 do të ishte njëkohësisht dhe një nga qëndrat e Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik), e cila përveç shtetit ku ishte atashuar, do të mbulonte nga ana e rezidenturës edhe disa vënde të tjera europiane, si: Britaninë e Madhe, Hollandën, Belgjikën, Luksemburgu, Spanjën, Portugalinë, etj.

Një nga detyrat kryesore përgjatë 47 viteve të ekzistencës së saj gjatë periudhës së ‘Luftës së Ftohtë’, do të ishte dhe survejimi e tentativa për t’u infiltruar në rradhët e emigracionit politik anti komunist shqiptar në Francë dhe Belgjikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa nga eksponentët më të njohur të kësaj drejtorie që do të shërbenin të kamufluar si diplomatë në këtë ambasadë, ishin: Llambi Peçini, Hasan Luçi, Myslym Sinojmeri, Labo Abazi, Servet Backa, Thoma Bano, Idajet Hoxha, Naim Çipi, Eqerem Gaxholli, Haxhi Taga, etj.

Marrë nga Memorie.al

Shto Koment