Bota

FOTOT/ Grupi ekstremi Boogaloo Bois “zbarkon” në Tik-Tok, djemtë e dhunshëm që duan të çlirojnë SHBA-të postojnë me armë dhe muzikë

Videot e ngarkuara në Tik Tok, tregojnë njerëz me veshje ushtarake para pasqyrës ose teksa përgatisin armët.
Featured image of article: FOTOT/ Grupi ekstremi Boogaloo Bois “zbarkon” në Tik-Tok, djemtë e dhunshëm që duan të çlirojnë SHBA-të postojnë me armë dhe muzikë Grupi Boogaloo

SHBA– Tik-Tok është një nga programet më të përdorura të kohëve të fundit. Aplikacioni është dizenjuar për argëtim me muzik dhe kërcim, duke iu referuar shpërndarjes së videove me modifikim zëri dhe mundësi të shpërndarjes së tyre pa vështirësi. Por së fundmi, organizata ekstremiste “Boogaloo Bois” po përdor Tik-Tokun për shpërndarjen e videove të tyre.

“Boogaloo Bois” është një organizatat më ekstremiste dhe të dhunshme që ka parë Amerika, e përbërë nga militantë ekstremistë, që sipas tyre do të arrijnë “çlirimin e vendit”.

Angelo Carusone, presidenti i Media Matters (grupi i antiinformimit të mediave për Amerikën) ka treguar se videot ekstremiste janë shfaqur kudo në aplikacion dhe se kjo bie ndesh me rregullat e TikTok.

“Në thelb, Boogaloo është krijuar nga disa njerëz që duan të krijojnë përçarje dhe dhunë dhe padyshim është kundër rregullave të TikTok për të treguar armë në video”

Ndër masat që ka marrë aplikacioni, ka qenë heqja e materialeve që grupi po ngarkonte, por Caruson ka thënë që pavarësisht kësaj, janë gjetur sërish pamje të grupit ekstremist në Tik Tok. “Nja dy javë më vonë, mendova të kontrolloja për të parë nëse mund të gjeja akoma video të Boogaloo dhe i gjeta shumë lehtë,” ka shtuar Carusone.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Videot e ngarkuara në Tik Tok, tregojnë njerëz me veshje ushtarake para pasqyrës ose teksa përgatisin armët.

Boogaloo bois ne TikTok

Shqetësues mbetet fakti që pjesa më e madhe e përdoruesve të aplikacionit janë të rinjtë. Kërkime të ndryshme kanë treguar se pjesa më e madhe e përdoruesve janë në moshën 24-vjeçare, duke u bërë kështu të rrezikshëm për përhapjen e veprimeve ekstremiste.

“Është një audiencë mbresëlënëse dhe një platformë e rrezikshme në duar të gabuara,” thotë Chloe Colliver nga Instituti i Dialogut Strategjik, një grup i mendimeve anti-ekstremiste.

Burimi: BBC

(k.a;f.g/dosja.al)

Shto Koment