Showbiz

FOTOT/ Flori e ‘djeg’ në after-party, puthet me këngëtaren greke dhe rikthehet në krahët e FIFI-t

Nuk e ka fshehur kënaqësinë e të qenit edhe këtë vit fitues, por si kompozitor. Flori Mumajesi ka qenë ai që e ka shijuar shumë after party-n që organizohet çdo vit pas natës finale te “Kënga Magjike”.
Featured image of article: FOTOT/ Flori e ‘djeg’ në after-party, puthet me këngëtaren greke dhe rikthehet në krahët e FIFI-t Flori Mumajesi, Fifi, Eneda Tarifa, Anxhela Peristeri dhe këngëtarja greke

Vjet, në 20-vjetorin e “Këngës Magjike”, fitoi çmimin e parë edhe si këngëtar, me këngën “Plas”. Sivjet ia qëlloi përsëri, por kësaj here ka meritë të madhe në sukses edhe këngëtarja Eneda Tarifa, një bishë e vërtetë e të kënduarit live dhe në nota të larta, aq sa dukej e pabesueshme se sa përfekte ishin notat e saj, njësoj si një studio.

Pra, dy artistë të shkëlqyer bashkuan forcat për të dhënë një këngë të merituar fituese. Gjatë after party-t, Flori dhe Eneda janë komplimentuar nga artistët. Ndërkohë, Flori ka preferuar të krijojë një intimitet disi gazmor me këngëtaren greke.

Maria Kiou ishte pjesë e finales me këngën “Mallon trelenomai”, këngë e cila u pëlqye shumë. Flori, duke përfituar edhe nga prezenca e paparazzit tonë, s’ka lënë vend pa e puthur Marian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por nuk i ka kursyer përqafimet dhe puthjet as me koleget e tjera, si me Anxhela Peristerin, Fifin etj. Në after party vihet re mungesa e shumë këngëtarëve, të cilët ishin pjesë e natës finale.

Madje, disa prej tyre nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura për fesativalin dhe Gjebrean edhe në publik. . Marrë nga Gazeta Panorama Plus

Shto Koment