Virale

FOTOT: Flamur Noka ‘sfidon’ hapur policinë, parkon ‘BMË-në’ e zezë para Teatrit Kombëtar, merr gjobën ‘marramendëse’ (SHUMA)

Efektivët e Policisë Bashkiake në Tiranë, kanë parë shkeljen dhe i kanë vendosur një gjobë prej 1 mijë lekësh të reja. Gjoba është vendosur ditën e sotme rreth orës 13:50, ndërsa ish-deputeti nuk ka lënë asnjë shënim mbi xhamin e mjetit.
Featured image of article: FOTOT: Flamur Noka ‘sfidon’ hapur policinë, parkon ‘BMË-në’ e zezë para Teatrit Kombëtar, merr gjobën ‘marramendëse’ (SHUMA) Flamur Noka

TIRANË– Ish-ministri demokrat Flamur Noka ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor ditën e sotme. Noka ka parkuar automjetin e tij tip “BMW” përpara Teatrit Kombëtar dhe është larguar.

Makina e Flamur Nokës

Efektivët e Policisë Bashkiake në Tiranë, kanë parë shkeljen dhe i kanë vendosur një gjobë prej 1 mijë lekësh të reja. Gjoba është vendosur ditën e sotme rreth orës 13:50, ndërsa ish-deputeti nuk ka lënë asnjë shënim mbi xhamin e mjetit.

Gjoba e vendosur

Nuk dihet ende se ku ka qënë Noka në momentet kur ndaj tij është vendosur gjobë, pasi selia e PD-së është larg zonës së Pedonales, aty ku edhe ishte parkuar makina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment