Bota

FOTOT: Ferri mbi tokë, 18 vite nga tragjedia e Kullave Binjake që tronditi Amerikën

Në më pak se dy orë, 2996 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 6000 ishin të plagosur, duke përfshirë qindra zjarrfikës dhe policë që nxituan të shpëtonin jetët e atyre që ishin sulmuar. 

SHBA– Ditën e sotme, plot 18 vjet më parë, një ngjarje e paimagjinueshme ndodhi në Amerikë, ku katër avionë u rrëmbyen nga terroristët dhe u përplasën me Kullat Binjake në Nju Jorkut.

Gjithçka nisi në orën 8.46 të mëngjesit kur “Airlines American Airlines Flight 11”, e nisur për në Los Angeles, u rrëmbye nga anëtarët e Al-Qaeda në aeroportin e Bostonit dhe u përplas në Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ngjarja i shokoi të gjithë por askush nuk e priti që vetëm 17 minuta më vonë një aeroplan i dytë, “United Airlines Flight 175”, goditi Kullën Jugore.

Nga ora 10.30 e mëngjesit: Kullat Binjake ishin shembur, në rrugë njerëzit vraponin për të shpëtuar jetën e tyre.  Ndërkohë, 370 kilometra më tej “American Airlines Flight 77” u përplas me ndërtesën e Pentagonit në Virxhinia në orën 9.37. ndërsa “United Airlines Flight 93” u rrëzua në një fushë afër Shanksville, Pensilvani, në orën 10.03.

Në më pak se dy orë, 2996 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 6000 ishin të plagosur, duke përfshirë qindra zjarrfikës dhe policë që nxituan të shpëtonin jetët e atyre që ishin sulmuar.

Në turmën e njerëzve që vraponin, kishte dhe fotografë që nxitonin të shkrepnin pamje nga “ferri” mbi tokë.

Edhe pse të vështira për t’u parë, fotografitë tregojnë qartë dhe pastër një prej ditëve më të errëta në historinë moderne ku jetë të pafajshme u ndëshkuan nga terroristë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment