Politike

FOTOT/ Etilda Gjonaj takon gjermanët dhe lë nam në Twitter, nxjerr shapkat Reebok, kujt do t’ia dërgonte pamjen e gabuar?!

Nuk dimë shumë detaje për personazhin misterioz, por tashmë kemi parë një pjesë intime të tij. 
Featured image of article: FOTOT/ Etilda Gjonaj takon gjermanët dhe lë nam në Twitter, nxjerr shapkat Reebok, kujt do t’ia dërgonte pamjen e gabuar?! Etilda Gjonaj dhe fotoja me shapka

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka takuar ditën e sotme dy deputetë të Bundestagut gjerman, Christian Petry dhe Metin Hakverdi.

Si çdo takim zyrtar që bën, Gjonaj ka parë të arsyeshme që ai të reflektohet për transparencë tek publiku. 

Ajo ka postuar në rrjetin social Twitter, disa foto gjatë takimit me gjermanët por padashje na ka treguar më shumë seç duhet. Në një foto tjetër, është kapur vetëm pjesa e këmbëve ku edhe duken një palë shapka dhe këmbët e dy personave.

Por gabimi i bërë është kuptuar në kohë nga Gjonaj, e cila ka fshirë më urgjencë postimin me këmbë.

Nuk dimë shumë detaje për personazhin misterioz, por tashmë kemi parë një pjesë intime të tij. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment