Aktualitet

FOTOT-EMRI/ 22-vjeçari shqiptar gjen vdekjen në një aksident në Itali teksa po kthehej nga puna

Viktima, Gevis Muhaj, një 22-vjeçar shqiptar, banues prej vitesh në Itali, punonte si mekanik në një kompani, dhe ishte duke u kthyer në shtëpi në momentin që është përplasur me pemët.
Featured image of article: FOTOT-EMRI/ 22-vjeçari shqiptar gjen vdekjen në një aksident në Itali teksa po kthehej nga puna Gevis Muhaj, shqiptari

ITALI- Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident sot në Argenta (Ferrara). I riu ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Ford”, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pemët anash rrugës.

Viktima, Gevis Muhaj, një 22-vjeçar shqiptar, banues prej vitesh në Itali, punonte si mekanik në një kompani, dhe ishte duke u kthyer në shtëpi në momentin që është përplasur me pemët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht se është dërguar menjëherë në spital, ai nuk ka mundur të shpëtojë për plagëve të marra, të cilat kanë qenë të shumta për shkak të përplasjes së fortë.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment