FactcheckPolitike

FOTOT/ Drejtësia e re e familjarëve! Mbesa e Jozefina Topallit hyn në GJKKO, blogerja që reklamon të pasmet në Instagram me ambicie të thella për politikën dhe drejtësinë: 9 vjeçe i dhashë lule Berishës, dua të bëhem prokurore… (FITOI MAGJISTRATURËN)

Sava Topalli, njofton vetë se është pjesë e Magjistraturës dhe në vitin 2023 nis punë si gjyqtare. Aktualisht, ajo punon po në GJKKO, gjykata e re më e rëndësishme në Shqipëri. Paralelisht me drejtësinë, ajo vijon me reklamimin e hireve dhe të pasmeve bombastike në rrjetet sociale, e po ashtu edhe pasionin për veshjet dhe jetën e luksit.
Featured image of article: FOTOT/ Drejtësia e re e familjarëve! Mbesa e Jozefina Topallit hyn në GJKKO, blogerja që reklamon të pasmet në Instagram me ambicie të thella për politikën dhe drejtësinë: 9 vjeçe i dhashë lule Berishës, dua të bëhem prokurore… (FITOI MAGJISTRATURËN) Sava Topalli, mbesa e Jozefina Topallit, Sali Berisha dhe Jozefina

TIRANË- Quhet Sava Topalli dhe ka një mbiemër që flet shumë. E po kaq shumë edhe i ka “dhuruar” në jetë. E reja është e afërmja e ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, e larguar nga politika aktive dhe e fokusuar tashmë në opozitë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sava Topalli dhe Jezofina Topalli

Për shumë nga miqtë e saj, Sava shihet vetëm si blogere, por pak e dinë se ajo është një nga studentët e Magjistraturës 2020-2023 për t’u emëruar në gjyqësor. Në atë që njihet edhe si “Drejtësia e Re”, dhe që shqiptarët e presin prej disa vitesh.

Sava Topalli tek Krimet e Rënda:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një nga gjyqtaret e reja do të jetë edhe mbesa e Jozefina Topallit, Sava, e cila marrëdhënien me median e ka të mirë. Në një intervistë të disa kohëve më parë në emisionin e Flavio Qarrit, Sava thoshte se kishte ambicie të bëhej prokurore e po ashtu të merrej me politikë, megjithëse këto dy ambicie nuk funksionojnë kurrë bashkë. Ajo thoshte se është e djathtë, dhe se nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nuk ka “parë shumë, ndërsa nga Berisha po”.

Nuk jam shkëputur nga PD, vazhdoj aty. Kam qenë që në moshën 9-vjeçare në PD, e s’do iki kurrë. Kam idealet e mia atje. S’jemi lodhur në opozitë se kemi ideale, por shumë shpejt mbase na vjen edhe neve dita (qesh), të vijmë në pushtet. Për Berishën s’kam ç’të them, se dihet. Me të riun akoma në opozitë, nuk ka gjë të re nga i riu (Basha). S’do t’ja falë populli po nuk fitoi. Jam asistente aktualisht e një prokurori tek Krimet e Rënda. Te puna më komplimentojnë shumë për flokët (rastat xhamajkanë). Kur isha e vogël lexoja shumë libra për drejtësinë. Më ka pëlqyer politika që e vogël nga lidhjet familjare, kam qenë që e vogël. Që 9-vjeçe i jepja lule Berishës në çdo podium. Kam qenë një njeri i veçantë, e kisha pasion kur ndaja postera”-thotë ajo për veten, e sot mundi i është shpërblyer.

Sava Topalli, njofton vetë se është pjesë e Magjistraturës dhe në vitin 2023 nis punë si gjyqtare. Aktualisht, ajo punon po në GJKKO, gjykata e re më e rëndësishme në Shqipëri. Paralelisht me drejtësinë, ajo vijon me reklamimin e hireve dhe të pasmeve bombastike në rrjetet sociale, e po ashtu edhe pasionin për veshjet dhe jetën e luksit. Kjo është vetëm nisja e “Drejtësisë së Re“. Dosja.al do të sjellë në vijim edhe të tjerë emra, që janë po kaq vanitozë e me lidhje të ngushta politike që priten të jenë pjesë e strukturave të reja të Drejtësisë.

Për më shumë ndiqni fotot:

(dosja.al)

Një Koment në “FOTOT/ Drejtësia e re e familjarëve! Mbesa e Jozefina Topallit hyn në GJKKO, blogerja që reklamon të pasmet në Instagram me ambicie të thella për politikën dhe drejtësinë: 9 vjeçe i dhashë lule Berishës, dua të bëhem prokurore… (FITOI MAGJISTRATURËN)

  1. Tani qe kjo doli publikisht e afert e Vullnet Topallit i bie qe keto akuzat tuaja rendojne mbi te dhe Lulin. Pra qe keta te dy bashkepunojne me Ramen. Pra paska te drejte Jozefina dhe kushe akuzon Lulin si paterice te Rames.

Shto Koment