Aktualitet

FOTOT/ Dinamika e plotë e ngjarjes, nga rrëmbimi tek lokali në Kamëz e deri te garazhi i ‘Hajrave’, 24 orët e pengmarrjes së Jan Prengës

Ajo që vihet re është se autorët kanë kryer veprime të koordinuara për më shumë se 24 orë, duke nisur që nga pengmarrja, paraditen e 17 janarit e deri tek përpjekja për të zhdukur çdo gjurmë dhe fshirë provat, e përmbyllur në garazhdin e kompleksit “Golden” rreth orës 16:00 të 18 janarit.
Featured image of article: FOTOT/ Dinamika e plotë e ngjarjes, nga rrëmbimi tek lokali në Kamëz e deri te garazhi i ‘Hajrave’, 24 orët e pengmarrjes së Jan Prengës Jan Prenga brenda garazhit të Hajrave

TIRANË- Sot tregohen përmes fotove të gjitha veprimet e grupit të autorëve që rrëmbyen dhe më pas vranë Jan Prengën, në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 17 janar në qytetin e Kamzës. Imazhet nisin që me momentin kur autorët presin jashtë ambienteve të një lokali në Kamëz, ku viktima po pinte kafe i shoqëruar dhe përfundojnë me pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së garazhdit të resortit “Golden” në Shijak, ku grupi i personave përpiqet që të zhdukë çdo gjurmë të pengmarrjes dhe më pas vrasjes së 49-vjeçarit.

Ajo që vihet re është se autorët kanë kryer veprime të koordinuara për më shumë se 24 orë, duke nisur që nga pengmarrja, paraditen e 17 janarit e deri tek përpjekja për të zhdukur çdo gjurmë dhe fshirë provat, e përmbyllur në garazhdin e kompleksit “Golden” rreth orës 16:00 të 18 janarit.

Në tre fotot e mëposhtme që grupi hetimor ka siguruar nga kamerat e sigurisë të një lokali në zonën e Kamzës një person, i dyshuar si pengmarrës shihet që qëndron jashtë ambienteve që mbikëqyr lëvizjet e viktimës, ndërsa vetë Jan Prenga ndodhet i shoqëruar brenda ambienteve të lokalit në fjalë.

Pak më vonë, në rrugën “London” të Kamzës, Jan Prenga është marrë me forcë nga një grup personash që e kanë futur po me dhunë në një makinë tip “Range Rover” ngjyrë të bardhë, që rezultoi më vonë si makinë që i ishte vjedhur një këngëtareje në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mjeti dyshohet se ka qenë me targa “AA895GR”, i njëjti që shihet në këtë foto të mëposhtme teksa hyn në garazhin e resortit “Golden” të grupit Hajri në Shijak.

Pasi automjeti hyn në garazh prej tij dalin personat e dyshuar, mes të cilëve person me kapele në kokë, që menjëherë udhëzon personat e tjerë që të mbyllin derën e garazhit dhe përpiqet edhe vetë që ta bëjë këtë, duke hipur mbi tavanin e një makine. Në momentin që kryen këto veprime, grupi hetimor thotë se shquhen më qartë tiparet e fytyrës së tij, që ngjason me atë të Artan (Guxim) Doçit.

Nga dera e pasme e mjetit “Range Rover” tërheqin zvarrë autorët trupin e pajetë të Jan Prengës dhe e vendosin atë brenda një furgoni me ngjyrë të bardhë që ndodhet në krah të djathtë të makinës me të cilën ishte kryer pengmarrja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autorët heqin targën e “Range Rover” dhe përpiqen që ta shkatërrojnë atë.

Autorët marrin nga automjeti tjetër që ndodhet në krah të majtë të “Range Rover” një qese me rroba dhe më pas heqin rrobat që kishin veshur dhe ndërrohen në përpjekje për të humbur gjurmët.

Rreth orës 18:10 minuta të 17 janarit, autorët e lëvizin sërish trupin e pajetë të Jan Prengës, duke e zhvendosur nga furgoni i bardhë në një makinë tjetër, ku kishin vendosur gjithashtu kazma e lopata, që mendohet se janë përdorur për groposjen e trupit të 49-vjeçarit, si dhe lëndë djegëse benzinë për djegien e rrobave, që i grumbullojnë në një kovë.

Në fund, rreth orës 16:10, kamerat fiksojnë të dyshuarit më datë 18 janar, pra një ditë më pas, duke u rikthyer në garazhin e vendosur poshtë sallës së dasmave të resortit “Golden” për të pastruar dyshemenë dhe zhdukur çdo gjurmë të krimit të kryer.

(Marrë nga: Gazeta Si)

Shto Koment