Politike

Dhunohet zyra elektorale e PD-së në njësinë nr 7 në Tiranë

VIDEO
Shehaj shkruan se ka rënë pre e një sulmi gjatë natës, ndërsa shton se ngjarja është frymëzuar nga Edi Rama. Ndër të tjera ai shkruan se Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të trembur PD-në.
Featured image of article: Dhunohet zyra elektorale e PD-së në njësinë nr 7 në Tiranë Dera e zyres se PD

TIRANË– Drejtuesi Politik në degën 7 në Tiranë, Agron Shehaj ka denoncuar sot dhunimin e zyrës elektoprale të PD-së në këtë njësi.

Shehaj shkruan se ka rënë pre e një sulmi gjatë natës, ndërsa shton se ngjarja është frymëzuar nga Edi Rama. Ndër të tjera ai shkruan se Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të trembur PD-në.


POSTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të Partisë Demokratike.Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta të panikut nga humbja. Edi Rama duhet sa më shpejt të dënojë dhunën dhe të ndalë rritjen e dhunës ndaj nesh . Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë do vazhdojmë të punojmë deri në datën 25 Prill. Në datën 25 Prill n Edi Rama do humbasë dhe Shqipëria do të fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit .

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment