Showbiz

Çiljeta dhe Fjolla Morina mbulohen me shami dhe falin namazin, nisin agjerimin: Zot na fal e mos na dëno, na i pastro zemrat…

FOTO
Çiljeta Xhilaga dhe Fjolla Morina janë mbuluar me shami, me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Featured image of article: Çiljeta dhe Fjolla Morina mbulohen me shami dhe falin namazin, nisin agjerimin: Zot na fal e mos na dëno, na i pastro zemrat… Këngëtaret, Fjolla Morina dhe Çiljeta Xhilaga.

TIRANË– Dy këngëtaret shqiptare, Fjolla Morina dhe Çiljeta Xhilaga janë mbuluar me shami, dhe kanë falur namazin, duke mirëpritur kështu ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërsa Fjolla Morina ka postuar një foto në të cilën ka vendosur një shall mbi kokë, nuk mungon as mesazhi i saj: “Lutje në kohën e begatë të Syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na e dhuro Xhenetet e Përjetshme e mos na dëno”.

Postimi i Fjolla Morinës.

Nga ana tjetër Çiljeta Xhilaga ka postuar një foto e mbuluar me shami të zezë ndërsa shkruan: “Sabah namaz”.

Postimi i Çiljeta Xhilagës.

Gjithashtu ka postuar dhe një video në rrjete sociale ku uron gjithë besimtarët muslimanë për një nisje të mbarë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë,mirësi nga ALLAHU. Agjerim të mbarë të gjithëve,Allah na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirsi,na i pastroftë zemrat tona e ja beftë rrisk tër botës anembanë t’ja u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë,”- shkruan këngëtarja Xhilaga në profilin e saj në rrjete sociale.

Dy këngëtaret e kanë treguar edhe më parë devotshërinë e tyre ndaj fesë muslimane.

R.L/Dosja.al

Shto Koment