ArgetimVirale

FOTOT/ Byrek, gjah, stërvitje me beton, shqiptarët e bëjnë më së miri, populli “çmendet” nga karantina, rrjetet sociale mbushen me foto intime

Ndryshe nga në Itali, ku qytetarët nisën të eksploronin fusha të panjohura për ta, dhe të bënin humor, shqiptarët kanë nisur të eksplorojnë veten.

SHQIPËRI- Shqiptarët po e përballojnë mirë karantinën. Prej 13 ditësh vendi është në izolim, ku të vetmit që mund të dalin në rrugë janë strukturat jetike të shtetit. ndërkohë që ata që qëndrojnë brenda dhe janë papunë, iu duhet të gjejnë mënyra për të kaluar kohën.

Ndryshe nga në Itali, ku qytetarët nisën të eksploronin fusha të panjohura për ta, dhe të bënin humor, shqiptarët kanë nisur të eksplorojnë veten.

Shumë e kanë shfrytëzuar këtë kohë për të gjelbëruar edhe oborret e tyre…Dhjetëra postime nudo janë dërguar tek “Lolita”, ndërkohë që krijimtarinë dhe fantazinë e kanë besuar nëpër faqe të tjera dhe profilet e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dosja.al ka përmbledhur disa nga pamjet më humoristike të ditëve të fundit. Kush do t’ja kishte marrë mendja se burrat shqiptarë do të bënin byrek? Stërvitje me beton? Gjah në dëborë në mes të Dukagjinit? Bashkëkombasit tanë janë kujdesur që të provohet sërish shprehja “shqiptarët e bëjnë më së miri”.

Për më shumë ndiqni pamjet:

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment