Aktualitet

FOTOT/ Anije, helikopterë, kapele të kuqe e kamuflazh… ushtria shqiptare nxjerr “armët e gjata”, pamje nga stërvitja e rrallë në Pashaliman

Olta Xhaçka krenare për Forcat e Armatosura gjatë stërvitjes në Pashaliman.

VLORË- Një album me disa foto është shpërndarë sot nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila thotë se është krenare për efektivët e FA.  Ministrja e Mbrojtjes, nën hashtagun #KrenariPërFA ka postuar disa momente nga stërvitja e Forcave te Armatosura Shqiptare në bazën Ushtarake të Pashalimanit.

Ajo shkruan se: Baza Detare e Pashalimanit u shndërrua për rreth 2 javë në teatrin më të madh stërvitor të Forcave të Armatosura për këtë vit. Efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për t’u përballur me situata të ndryshme që mund kërcënojnë sigurinë dhe paqen. #KrenariPërFA

Shihni më sipër fotot e shpërndara nga Xhaçka

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(i.a;f.g/dosja.al)

 

Shto Koment