ArgetimBotaKuriozitete

FOTOT- AKUZAT/ Profili i “zi” i Kim Jong Un, vrasja e vëllait për pushtet dhe fëmijëria e mistershme

Ai mori pushtetin pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong Il në dhjetorin e vitit 2011, ndërkohë që akuzat për të janë të shumta.

KORE E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është një nga figurat më të komentuara të botës për shkak të mbylljes, censurës dhe misterit që shoqëron jetën dhe aktualitetin në Kore. Ai mori pushtetin pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong Il në dhjetorin e vitit 2011, ndërkohë që akuzat për të janë të shumta. Kim Jong Un akuzohet se ka vrarë vëllain për pushtet apo se është shkolluar në Zvicër me një emër tjetër. 

1. Ai u shkollua në Zvicër duke përdorur një emër tjetër.

Në një shkollë shumë prestigjioze afër Bernit, Zvicër, ishte një nxënës nga Koreja e Veriut nga viti 1998 deri më 2000. Ai ishte regjistruar si anëtar i ambasadës. Ai nuk tregoi kurrë se si ishte emri i tij i vërtetë, por mediat e huaja shkruajën se ai ishte Kim Jong Un, sot Lider i Koresë. 

2. Data e lindjes së Kim Jong Un, 8 janari është festë kombëtare, megjithëse nuk dihet me saktësi se sa vjeç është ai.

3. Kim Jong Un më 2013 arrestoi dhe ekzekutoi xhaxhain e tij për tradhti, gjithashtu ka vrarë edhe vëllanë e tij, nga frika e marrjes së pushtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

4. Ai ka disa tituj të ndryshëm si “Lideri Kryesor i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Udhëheqësi i Partisë, dhe Popullit” janë titujt e tij që njihen, por ka edhe disa të tjerë. si,“Fillimi i Ri”, “Shoku i Shkëlqyer”, “Gjeniu”, “Marshalli i Koresë së Veriut”.

5. Kim Jong Un është gjenerali i vetëm në botë që nuk ka përvojë ushtarake.

6. Fëmijëria e tij është një mister.

Kim Jong Un nuk dëshiron të publikojë as fotografi të fëmijërisë së tij. Megjithatë, më 2014, kjo foto dhe disa të tjera u shfaqën në një ekran gjatë një tubimi të madh ushtarak në Kore të Veriut. Kim Jong Un u martua më 2009 me Ri Sol Ju. Çifti kanë një vajzë me emrin Ju Ae.

(F.g/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment