Aktualitet

FOTOLAJM/ Ylli Ndroqi i ‘tregon muskujt’ SPAK, prezanton bishën Range Rover: Benz-i që më sekuestruat ka dalë nga moda

Bëhet fjalë për një automjet të llojit ‘Range Rover’, krah fotos së të cilës shkruan me humori se marka ‘Mercedez Benz’, që i përkiste dhe një prej mjeteve që i sekuestroi SPAK, ka dalë nga moda.
Featured image of article: FOTOLAJM/ Ylli Ndroqi i ‘tregon muskujt’ SPAK, prezanton bishën Range Rover: Benz-i që më sekuestruat ka dalë nga moda

TIRANË– Biznesmeni Ylli Ndroqi, të cilit SPAK i sekuestroi 26 pasuri, i ka treguar ‘muskujt’ strukturave shtetërore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndroqi ka prezantuar një tjetër makinë luksoze që ka në përdorim.

Bëhet fjalë për një automjet të llojit ‘Range Rover’, krah fotos së të cilës shkruan me humor se marka ‘Mercedez Benz’, që i përkiste dhe një prej mjeteve që i sekuestroi SPAK, ka dalë nga moda.

Mirmbrëma miq. Ju uroj një mbrëmje të këndshme. Nga sot vendosa të lëviz me Range Rover, Mercedez Bemz ka dalë nga moda. Ju sugjeroj Range Rover-in,”- shkruan ai.

Foto e publikuar nga Ylli Ndroqi

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë sot, avokatët e Ylli Ndroqit kanë depozituar në Apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsion vendimin për sekuestrimin e pronave të pronarit të RTV Ora. Avokatët ankimimin e kanë shoqëruar edhe provat të cilat sipas tyre vërtetojnë se të gjitha pasuritë e Ylli Ndroqit janë të ligjshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment