
ROMË– Furgoni me 9,750 dozat e para të vaksinës anti-Covid të Pfizer-Biontech i destinuar për në Itali mbërriti këtë mëngjes në kufirin e Brenner, duke ardhur nga Belgjika, sipas asaj që mësohet. I shoqëruar nga karabinierët, automjeti po i drejtohet spitalit Spallanzani në Romë, ku edhe do të injektohen të parët.
1 / 4

Kamioni
2 / 4

3 / 4

4 / 4





Disa prej vaksinave do të transportohen në aeroportin ushtarak të “Pratica di Mare” për t’u shpërndarë në 5 aeroplanë që më pas do dërgohen në disa spitale në të gjithë vendin. Megjithatë vaksinimi masiv pritet të fillojë javën e ardhshme, pasi të jenë siguruar 450 mijë doza nga Pfizer.
(k.m/dosja.al)