Politike

FOTOLAJM/ Berisha ndihet keq në protestë? Çfarë ndodhi sot me ish-kryeministrin

Nga ana tjetër, zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli sqaroi se “ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe s’ka patur shqetësime dhe pas protestës”.
Featured image of article: FOTOLAJM/ Berisha ndihet keq në protestë? Çfarë ndodhi sot me ish-kryeministrin Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së sotme është parë në një moment të sikletshëm, teksa ndodhej mes turmës para Kryeministrisë. Në disa foto ai është parë teksa mbahet nga shoqëruesit e tij.

“Panorama” u interesua pranë stafit të ngushtë të ish-kryeministrit, të cilët sqaruan se Sali Berisha ka qenë sëmurë këto ditë, por ai sërish ka dalë në protestë.

Të pyetur për foton ku shfaqet në gjendje jo të mirë, oficerët e sigurisë së ish-kryeministrit sqaruan se “në ato momente janë shtyrë nga disa protestues të Unazës së re, të cilët kërkonin ta takonin”.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli sqaroi se “ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe s’ka patur shqetësime dhe pas protestës”.

(Marrë nga Panorama)

Shto Koment