Aktualitet

Fotoja prekëse/ Dy djemtë e major Tanushit pranë arkivolit, puthin për herë të fundit të atin

Dy djemtë e major Klodian Tanushi, 14 dhe 11 vjeç janë afruar pranë arkivollit dhe kanë "takuar" për herë të fundit të atin e tyre.
Featured image of article: Fotoja prekëse/ Dy djemtë e major Tanushit pranë arkivolit, puthin për herë të fundit të atin Dy djemtë e major Tanushit

Në ceremoninë e lamtumirës së major Klodian Tanushit, të pranishëm janë edhe tre fëmijët e tij të mitur. 

Një foto është shkrepur në momentin kur dy djemtë e tij, 14 dhe 11 vjeç janë afruar pranë arkëmortit. 

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”

(k.m/dosja.al)

Shto Koment