Aktualitet

Fotoja në mbledhjen e PS, Rakacolli justifikohet me lezet: Ishte incident i izoluar, flet vetë pamja…

VIDEO
Rakacolli tha se fotoja s’ka më nevojë për shpjegim se shihet vetë.
Featured image of article: Fotoja në mbledhjen e PS, Rakacolli justifikohet me lezet: Ishte incident i izoluar, flet vetë pamja… Najada Çomo

TIRANE- Mira Rakacolli, zv/ministre e Shëndetësisë, e quajti një incident të izoluar praninë e saj në një mbledhje të Partisë Socialiste, të zhvilluar nga deputeti Ervin Bushati. Rakacolli tha se fotoja s’ka më nevojë për shpjegim se shihet vetë.

“Për pyetjen e parë, flm që ma bëre, ishte incident i izoluar. Ju e patë që s’janë më shumë se 14 vetë. Fotoja është bërë në fund të një takimi. Por normalisht që gjersa ishte një foto, s’ka më çfarë të shpjegohet.”-tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 20 janar, Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për masat anti-Covid  shkeli hapur rregullat e vendosura nga vetë ajo. Ajo mori pjesë në një grumbullim me më shumë se 10 persona, ndërsa Silva Bino këshilloi autoritetet që ta gjonisnin.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment