Virale

FOTOJA e jetës! Një fëmijë në Kinë duke shijuar akulloren pas daljes nga karantina

VIRALE
Një foto e një vogëlushi që shijon akulloren, pas daljes nga karantina në Kinë, po bën xhiro në rrjet.
Featured image of article: FOTOJA e jetës! Një fëmijë në Kinë duke shijuar akulloren pas daljes nga karantina Djali në Hubei shijon një akullore.

KINË– Jeta filloi të kthehej në normalitet në vatrën e pandemisë së koronavirusit. Pas dy muajve të bllokuar në karantinë, njerëzit në provincën Hubei po shijojnë lirinë, në të gjitha format e saj.

Dikush endet në trafik për të kapur autobusin apo trenin që do ta dërgojë në destinacionin e duhur, e të tjerë provojnë kënaqësitë që i kishin munguar. Një vogëlush në Hubei është fotografuar duke ngrënë një akullore, ndërsa duket se po e shijon pafund atë, pas daljes nga karantina.

Me maskën që i varet në njërin vesh, djalit të vogël i kishte munguar kjo shije prej dy muajsh në izolim, dhe e shpreh kënaqësinë në fytyrë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: SWI

R.L/Dosja.al

Shto Koment