Kuriozitete

SHBA/ Fotografi amator shkrep momentin perfekt të shqiponjës mbi ujë

Një fotograf amator kanadez ka fotografuar momentin perfekt, kur një shqiponjë ka fluturuar pranë ujit, duke dhënë një pasqyrim mbreslënës.
Featured image of article: SHBA/ Fotografi amator shkrep momentin perfekt të shqiponjës mbi ujë Fotoja e shkrepur nga fotografi amator, Steve Biro.

SHBA– Steve Biro shpërndau foton e tij, e cila mori jehonë në rrjetet sociale. Ai kishte arritur të fotografonte momentin perfekt, kur një shqiponjë që po fluturonte mbi ujë, ka dhuruar një shkrepje unike.

Ai ka krijuar një pasqyrim të përkryer, të dy krahët po prekin ujin,”- i tha fotografi BBC-së. “Kjo fotografi ishte ajo që më goditi si pak më të veçantë se të tjerat, por unë nukk e dija se si do të përcillej tek njerëzit”.

Fotografia përfundimisht e bëri atë të rënditej në faqen e parë të “Reddit” dhe që nga ajo kohë është marrë dhe përdorur nga media në mbarë botën.

Zogjtë zakonisht janë të pashqetësuar nga fotografët që vizitojnë “Canadian Raptor Conservancy” në Ontario. Por, Z. Biro thotë se shqiponja dukej e lodhur në vendin ku kishte vendosur kamerën e tij.

“Ajo ishte duke u përpjekur që të më largonte nga vendi ku unë isha ulur,” – tha ai.

Fotografi amator filloi të fotografonte rreth 10 vjet më parë si një hobi. Ai shkrepte foto në natyrë, pejsazhe, foto nga qyteti, por zogjt ishin pika e tij e dobët: “Ka diçka te zogjtë që për mua është magjepsëse”.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment