Aktualitet

FOTO+DOKUMENTET/ Kompani mermeri, hotele dhe karburantet “EIDA”, njihuni me ‘sarajet’ e vëllezërve Çuçaj që u trokiti OFL-ja në derë, i treti i shpëtoi ‘AntiKÇK’-së

Vëllezërit Çuçaj zotërojnë disa biznese të mëdha, kompani e pika karburanti të firmës ‘Eida’, me vendndodhje në Radhimë, Orikum, Bestrovë dhe Vlorë.  Konkretisht Altin Çuçaj zotëron dhe administron një hotel gjigant me pishina në Radhimë me emrin “Coral hotel & resort”, të cilin mund ta shikoni edhe në fotot e mëposhtme.
Featured image of article: FOTO+DOKUMENTET/ Kompani mermeri, hotele dhe karburantet “EIDA”, njihuni me ‘sarajet’ e vëllezërve Çuçaj që u trokiti OFL-ja në derë, i treti i shpëtoi ‘AntiKÇK’-së Mikel Çuçaj, bizneset dhe Altin Çuçaj
Përditësuar:

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth pronave dhe bizneseve të dy vëllezërve Çuçaj, të cilëve Operacioni Forca e Lijgit u ‘trokiti’ në derë për deklarimin e pasurisë vetëm katër ditë më parë.

Mikel dhe Altin Çuçaj

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Altin dhe Mikel Çuçaj (që shikoni në foto), të cilët rezultojnë të dënuar me nga 14 vite burg secili për trafik droge në Torino të Italisë, kanë ndryshuar mbiemër.

Eida petrol

Vëllezërit Çuçaj zotërojnë disa biznese të mëdha, kompani e pika karburanti të firmës ‘Eida’, me vendndodhje në Radhimë, Orikum, Bestrovë dhe Vlorë.  Konkretisht Altin Çuçaj zotëron dhe administron një hotel gjigant me pishina në Radhimë me emrin “Coral hotel & resort”, të cilin mund ta shikoni edhe në fotot e mëposhtme.

Coral hotel & resort

Çuçaj ka gjithashtu në pronësi një kompani që merret me prodhimin dhe përpunimin e mermerit dhe gurit, me emrin “MERMER V.A 2017”. Këtë kompani, Altin Çuçaj e bashkë administron me ortakun e tij të identifikuar si Vendim Durmishaj.  Altin Çuçaj ka gjithashtu edhe pika karburantesh të firmës “Eida”, në Qafë Bestrovë, dhe godina të ndryshme në qendër të Vlorës, në fshatin Bestrovë apo edhe në aksin rrugor Vlorë-Fier, ku bën import dhe eksport me shumicë e pakicë të akrtikujve artikujve industriale, ushqimore, hidrosanitare, elektrike, elektroshtepiake, etj.

“MERMER V.A 2017” dhe kompania e eksport-importit

Ndërsa Mikel Çuçaj, rezulton të jetë gjithashtu pronar i dy bizenseve. Në njërën prej tyre ai është bashkëpronar me shumë persona të tjerë, në linjën “Interbuz Vlora”. Mikel Çuçaj është gjithashtu edhe pronar i një bar kafeje në Vlorë, në rrugën nacionale Vlorë-Himarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Interbuz Vlora

Siç e shikoni edhe në foto, lokali prej druri jep një pamje perfekte për të gjithë turistët, që mund të ndalojnë për të shijuar kafenë në një nga akset rrugore që të çojnë drejt bregdetit të jugut të vendit tonë.

Lokali

Dosja.al ka mësuar gjithashtu se dy vëllezërit Çuçaj kanë edhe një vëlla tjetër të identifikuar si Besnik Çuçaj. Por, pronari i hotelit “Roi” në Vlorë, nuk është takuar me formularin e OFL-së dhe i ka shpëtuar sitës së vetëdeklarimit të pasurisë.

Dy vëllezërit e fortë të Vlorës, nuk janë të vetmit që kanë rënë në ‘rrjetën’ e OFL-së. Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet TroplinitEmiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt dhe Arben dhe Valentino Kaçorrit. Dje OFL-ja i dërgoi formularin edhe Eduart Dushkut. Ndërsa sot formulary ‘zbriti’ në Lezhë, dhe formulari iu dorëzua Edmond Sufjas dhe Astrit Limanit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment