Aktualitet

FOTO/ ‘Zoti është i madh’, Xhisiela Maloku mesazh të koduar Redjan Rrajës? Kushëriri i Rexhepit e quajti ‘kur*ë’: I drejti s’rrëzohet dot nga një ushtri…

Ndërkohë që në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka rënë në pranga Redjan Rraja, pikërisht kushëriri i Rexhepit, që Maloku e ka denoncuar për dhunë dhe presion, 26-vjeçarja ka shprehur ‘kënaqësinë’ që drejtësia po shkon në vend.
Featured image of article: FOTO/ ‘Zoti është i madh’, Xhisiela Maloku mesazh të koduar Redjan Rrajës? Kushëriri i Rexhepit e quajti ‘kur*ë’: I drejti s’rrëzohet dot nga një ushtri… Rexhep Rraja, Xhisiela Maloku dhe Redjan Rraja

TIRANË– Xhisiela Maloku, e njohur publikisht si ish-e dashura e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

Ndërkohë që në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka rënë në pranga Redjan Rraja, pikërisht kushëriri i Rexhepit, që Maloku e ka denoncuar për dhunë dhe presion, 26-vjeçarja ka shprehur ‘kënaqësinë’ që drejtësia po shkon në vend.

Se Zoti është i madh, të drejtin as një ushtri s’e rrëzon,”– shkruan Xhisiela në një postim në Instastory, që si për ironi fati ia ka marrë hakun, një vit pas kërcënimeve nga familja Rraja, akuza që pas shumë presioneve, Maloku i tërhoqi.

Pikërisht Redian Rraja është akuzuar nga ish-efektivi i policisë së Krujës Emiljano Nuhu, i cili mori përsipër çështjen e Xhisielës. Ishte “Dara” i Krujës, që sipas Nuhut e ka telefonuar dhe i ka thënë që të mos merret më me familjen e tij, pasi mund ta ‘shkrijë të gjithë komisariatin’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Madje në bisedë e sipër, Redjan Rraja e ka quajtur ‘ku*vë’ Xhisiela Malokun.

Redjan Rraja, është sot pas hekurave, si një nga autorët e atentatit të 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Tashmë pasi shoferi Andi Maloku ndërroi jetë akuza ndaj tij do të ndryshojë nga tentativë në ‘vrasje të funksionarëve publik’, e ‘armëmbajtje pa leje’.

Redjan Rrajau arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga shenjët e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Mëgjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin. Rraja është nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili është diplomuar për stomatologji dhe prej vitesh jeton në Kanada e Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment