Sport

FOTO/ Zhvilloi një super sezon me Atalantën, Berat Gjimshiti shënon “golin” e jetës, partnerja e lojtarit në pritje të ëmbël

Prej vitesh lojtari është në një mardhenie me serben Alisa Jalize dhe së fundmi modelja ka postuar një foto me barkun e rrumbullakosur
Featured image of article: FOTO/ Zhvilloi një super sezon me Atalantën, Berat Gjimshiti shënon “golin” e jetës, partnerja e lojtarit në pritje të ëmbël Berat Gjimshiti dhe Alisa Jalize

BERGAMO– Për Berat Gjimshitin ky sezon nuk do të harrohet lehtë pasi me Atalantën e tij ja doli të bëjë një super sezon. Në Serie A, lojtari zhvilloi paraqitje pozitive, ndërsa në Champions League ja doli të shkojë deri në çerekfinale. 27 vjeçari duket se ka gjetur lumturinë edhe në jetën private.

Prej vitesh lojtari është në një mardhenie me serben Alisa Jalize dhe së fundmi modelja ka postuar një foto me barkun e rrumbullakosur. Një fëmijë do i bashkohet çiftit, për të nisur ndërtimin e një familjeje të re.

Partnerja e futbollistit nuk e ka bërë të ditur  gjininë e fëmijës, ndërsa Berat Gjimshiti akoma nuk ka postuar ndonjë të re në rrjetin e tij social.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment