Bota

FOTO/ Zbulohet “Kisha e eshtrave” e ndërtuar nga 40 mijë kocka njerëzish

Kisha katolike romake është e ndërtuar me rreth 40,000 skelete njerëzore.

REPUBLIKA ÇEKE- Në zemër të fshatit çek, Kutna Hora gjenden disa nga objektet disa nga objektet më të bukur të arkitekturës bohemiane. Pozicionuar rreth 70 kilometra në lindje të Pragës, ky qytet mesjetar konkurroi në mënyrë politike, ekonomike dhe kulturore me kryeqytetin gjatë shekujve 13 deri në 16.

Sot, Kutna Hora shfaq një vizion mbresëlënës të kulturës dhe traditës çeke dhe ruan statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Mes ndërtesave të stilit barok dhe kishave mesjetare, ngrihet një kupolë mbreslënëse por edhe e frikshme e një nga kishave të periferisë së vogël të Sedlec, Kisha e Shenjtorëve duket mjaft e papërshkrueshme nga jashtë, por historia e ndërtimit është një legjendë e frikshme.

Kisha katolike romake është e ndërtuar me rreth 40,000 skelete njerëzore.

E njohur ndryshe si Kisha e eshtrave, historia që qëndron pas kësaj kishe nis prej vitit 1278, kur Mbreti i Bohemisë dërgoi abatin e Manastirit të Cistercitës Sedlec në Jeruzalem.

Burimi: CNN

L.K/Dosja.al

Shto Koment