Bota

Foto/Zbulohet historia, princi Charles kërkoi të martohej me kushërirën e vet, para Dianës (fillimisht flirtoi me të motrën)

Historiani dhe biografi mbretëror, Robert Lacey shpjegon se xhaxhai i njërit prej prindërve të tij, Lord Mountbatten, e kishte shtyrë atë të martohej me Amanda Knatchbull, e cila ishte kushërira e tij dhe mbesa e Mountbatten.

BRITANIA E MADHE-Martesa e princ Charles dhe princesha Diana, nuk ishte vetëm një kurorëzim dashurie. Sipas mediave të huaja, Charles ishte nën presion nga familja mbretërore për të krijuar familje dhe Diana dukej si një zgjedhje perfekte.

Ndërkohë para se princeshë Diana të ishte zgjedhja për të cilën Charles iu bë presion për të propozuar, kishte një tjetër zgjedhje për të cilën Charles iu kërkua të propozonte. Historiani dhe biografi mbretëror, Robert Lacey shpjegon se xhaxhai i njërit prej prindërve të tij, Lord Mountbatten, e kishte shtyrë atë të martohej me Amanda Knatchbull, e cila ishte kushërira e tij dhe mbesa e Mountbatten.

Sipas Lacey, Charles pranoi se ishte i gatshëm ta njihte dhe rrjedhimisht, një marrëdhënie mes tyre filloi të lulëzonte.

Me kalimin e viteve të dy kushërinjtë u afruan, duke zhvilluar një respekt dhe miqësi të ndërsjellë që ka zgjatur deri në ditët tona, por, kur princi më në fund bëri propozimin e tij në verën e vitit 1979, pak para vrasjes së lordit Mountbatter nga IRA, Amanda e pavarur e refuzoi propozimin me mirësjellje,”-ka thënë Lacey.

Jonathan Dimbleby, biografi i Charles, thotë se refuzimi shërbeu vetëm për të konfirmuar besimin e vetë mbretit të ardhshëm, se të martohesh brenda ‘Shtëpisë së Windsor’, ishte një sakrificë që askush nuk duhet ta bënte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Shtëpia e Windsor’ përfshin shtëpinë mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar dhe mbretëritë e tjera të Komonuelthit.

Por historia e Charles nuk mbaron këtu. Ajo që disa ndoshta nuk e dinë, është se princi Charles në fillim dilte me motrën e madhe të Dianës, Sarën. Të dy ata u njohën në një festë në Kështjellën Windsor nga fundi i viteve 70, dhe nisën të dilnin bashkë.

Flirti i tyre mori fund në 1978-tën, pasi ajo dha një intervistë ku thoshte se nuk ishte e dashuruar me princin.  Ishte përmes Sarës që Charles njohu Dianën, asokohe 16 vjeçe. Ndërsa jo shumë kohë më princ Charles është martuar me princesh Dianën.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment