Sport

Foto/ Zbulohet ‘binjaku’ i Air Albania, stadiumi në Meksikë që ngjason me impiantin 75 mln eurosh

Stadium quhet Nemesio Diez dhe është rikonstruktuar për hetë të fundit në vitin 2017, në të njëjtën formë që u ndërtua “Arena Kombëtare” në Shqipëri.
Featured image of article: Foto/ Zbulohet ‘binjaku’ i Air Albania, stadiumi në Meksikë që ngjason me impiantin 75 mln eurosh Foto nga stadiumi në Toluca

TIRANË– Stadiumi më i ri që tashmë ka marrë emrin “Air Albania Stadium” nuk është i vetmi në llojin e tij. Kanë qenë mediat e sportit në Meksikë që kanë zbuluar se Air Albania” e ka binjakun e tij pikërisht në këtë shtet, në Toluca.

Stadium quhet Nemesio Diez dhe është rikonstruktuar për hetë të fundit në vitin 2017, në të njëjtën formë që u ndërtua “Arena Kombëtare” në Shqipëri.

E përditshmja meksikane“As”, shkruan se impianti 75 mln eurosh që u ndërtua në Shqipëri, është pothuajse e njëtë me atë që ndodhet në Toluca. I vetmi ndryshim është kapaciteti, pasi stadium në Meksikë ka 30 mijë vende ndërsa ky në Shqipri, 22500 të tilla.

“Air Albiania” hapi dyert një ditë më parë për herë të parë dhe ndezi dritat në ndeshjen testuese. Gjithçka u zhvillua mes dy ekipeve të futbollit për femra Valznia dhe Partizani, ku triumfoi ekipi i parë.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment