Sport

FOTO/ Zbulohen shifrat e majme, ja sa do fitojnë skuadrat e Seria A për sezonin e fundit. Juve, Inter e Lacio mbushin arkat

Sot Eurosport ka treguar shpërblimet që do marrin të gjitha skuadrat në bazë të renditjes së tyre këtë sezon.
Featured image of article: FOTO/ Zbulohen shifrat e majme, ja sa do fitojnë skuadrat e Seria A për sezonin e fundit. Juve, Inter e Lacio mbushin arkat Seria A

ITALI- Skuadrat e Seria A do të luajnë sot dhe ndeshjen e fundit të kampionatit për sezonin 2019-2020, por duket se pikët në këtë ndeshje vlejnë vetëm për statisitikë, pasi renditja nuk pritet të ndryshoje.

Sot Eurosport ka treguar shpërblimet që do marrin të gjitha skuadrat në bazë të renditjes së tyre këtë sezon. Kështu bëhet me dije se shuma që do të përfitojë vendi i parë është 23.4 milion euro ndërsa vendi i fundit do të përfitoj 0.9 milion euro.

Shpërblimet për skuadrat

Gjashtë vendet e para që do luajnë në Evropë do të marrin dhe shpërblimin më të madh. Juventus do të përfitojë si shpërblim 23.4 milion euro, vendin e dytë në listë e mban Interi që do të përfitoj 19.4 milion euro, Atalanta e vendit të tretë që do të përftoj 16.8 milion euro, vendin e katërt e listë e mban Lacio që do të përfitoj 14.2 milion euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë shpërblim të mirë do ketë dhe për Roma që do të marrë 12.5 milion euro dhe Milani që renditet në vendin e gjashta shuma e fituar do jetë 10.9 milion euro.

Ky shpërblim jepet nga Federata Italiane e Futbollit për vendet e arritura të skuadrave në kampionatin e ligës në Serie A vitin 2020.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment