Bota

FOTO në jaht me bikini Valentino/ Zbulohen pamjet e rralla të princeshë Dianës, si dukej 2 vite para se të ndahej nga princi Charles

Sakaq këto foto janë realizuar në vitin 1990, dy vjet para ndarjes së saj nga Princi Charles dhe ajo që vihet re është se gjendja e princeshës nuk shfaqet e mirë, ajo duket e menduar dhe pasigurt.

ANGLI- Giancarlo Giammetti, bashkëthemeluesi i firmës Valentino së bashku me Valentino Garavani ka publikuar disa foto të pa zbuluara më parë të princeshë Dianës. Sipas Dailymail, në fotot e publikuara princeshë Diana ndodhet në një jaht në Itali bashkë me Princin e Preslavit dhe stilistin Valentino, e veshur me bikini.

Sakaq këto foto janë realizuar në vitin 1990, dy vjet para ndarjes së saj nga Princi Charles dhe ajo që vihet re është se gjendja e princeshës nuk shfaqet e mirë, ajo duket e menduar dhe pasigurt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bëhet e ditur, që fotot janë shkrepur në bordin e jahtit privat të shtëpisë së modës TMBlue One, ndërsa në sfond është Stromboli, një ishull i vogël në Detin Tirren në brigjet veriore të Siçilisë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment