ShowbizVirale

FOTO/ Zaho me kostumin e Juventus, Rama ‘tradhton’ atletet dhe vesh shapka, kryeministri shijon të dielën me xhiro në Lungomare

E dielë e paqtë për familjen kryeministrore.
Featured image of article: FOTO/ Zaho me kostumin e Juventus, Rama ‘tradhton’ atletet dhe vesh shapka, kryeministri shijon të dielën me xhiro në Lungomare Edi Rama ne Lungomare me familjen

VLORË- Kryeministri Edi Rama e ka shijuar më së miri fundjavën në qytetin e Vlorës.

Kredhje në det me të birin Zaho, e rreze dielli duket se kanë qenë disa nga argëtimet që janë bërë publike nga shefi i qeverisë.

Por, paparaci i Dosja.al ka fiksuar një moment nga xhiroja e Ramës në shëtitoren e Lungomares. I shoqëruar nga Linda dhe Zaho, kryeministri është i veshur me një T-shirt të bardhë, dhe me një palë tuta të zeza sportive.

Nga këmbët, shihet se kryeministri ka hequr dorë nga atletet dhe ka veshur shapka.

Edi Rama ne Lungomare me familjen

Vogëlushi Zaho padyshim që tërheq vëmendjen. Pasionin për Juventusin Rama duket se ia ka transmetuar edhe të birit, të cilin e ka veshur me një kostuim të ekipit.

Në sintoni totale me të shoqin, edhe Linda Rama mban të veshur një T-Shirt dhe një jumpsuit ngjyrë bezhë. Urojmë që kryeministri t’i ketë inspektuar me detaje punimet në Lungomare…

(F.g/dosja.al)

Shto Koment