Kuriozitete

FOTO/ Vjen për të banuar në Shqipëri lejleku i rrallë, pamjet e mrekullueshme që mund ti shikoni në vendin tonë

Lejleku i zi, në ndryshim nga Lejleku, është një shpend që e shmang kontaktin me njeriun. Ai preferon një natyrë ekztike ku dhe ndërton folenë.

SHQIPËRI- Lejleku i Zi i cili njihet me emrin ‘Ciconia nigra’ ka ardhur për të kaluar verën në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur Shoqata Shqiptare e Ornitologjisë (AOS) ku ka thënë seëhstë një nga specie më të rralla duke qenë se kanë një sjellje ndryshe nga shpendët e tjerë.

Lejleku i zi, në ndryshim nga Lejleku, është një shpend që e shmang kontaktin me njeriun. Ai preferon një natyrë ekztike ku dhe ndërton folenë. Ndërkohë, për t’u ushqyer preferon habitate me ujëra të cekëta si këneta, moçale. Ai preferon peshqët, amfibët, reptilët, insekte, kërminj etj. Duke qenë se ka edhe mënurë. Pikërisht kjo mënyrë jetese, ai cilësohet si një specie e rrallë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu AOS thotë se se ai është parë pranë luginave lumore dhe rrjedhave të tjera ujore sikurse në Luginën e Vjosës, Luginën e Drinos, Bunë, Drini i Zi, Përroin e Kardhiqit, Përroin e Bënçës etj. Po kështu, ndër vendet e përhapjes së tij njihen dhe zona si Divjaka, Akërnia, Rezervuari i Thanës, Bulo, Drini i zi por ajo që kanë vënë re është se vendi më i rëndësishëm i përhapjes së tij në Shqipëri mbetet rrjedha e mesme e Vjosës dhe Lugina e Drinos, pasi ata kanë edhe një pasuri gjallesash.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment