Bota

FOTO/ Veterani 97- vjeçar hidhet me parashutë pas 75-vitesh nga L.II.B.: Dua të bëj sërish

Në kujtim të Luftës së Dytë Botërore, në Europën perëndimore u mbajtën aktivitet për të nderuar ushtarët e luftës. Hedhje me parashuta, fluturimi i avionëve dhe pjesmarrja e shumë veteranëve të luftës.
Featured image of article: FOTO/ Veterani 97- vjeçar hidhet me parashutë pas 75-vitesh nga L.II.B.: Dua të bëj sërish Tom Rice duke fluturuar me parashutë.

FRANCË- Në 75- vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, në Francë, Gjermani dhe Mbretwrinë e Bashkuar u ngritën avionët Spitfires, u kryen hedhje me parashuta dhe për të përkujtuar ngjarjen që la gjurmë në historinë e gjithë botës. (Lexo këtu)

Parashutistët kërcyen përsëri mbi Normandinë, ashtu si ushtarët 75-vite më parë për D-Day , por këtë herë pa armë dhe luftë.

Mes tyre edhe veterani i luftës, 97-vjeçari Tom Rice, i cili kreu edhe njëherë hedhjen me parashutë. “Ishte e përsosur, kërcim i përsosur. Ndihem mirë, do të shkoj dhe do e bëj përsëri”. – u shpreh ai.

Ata nderuan ushtarët që zbritën me parashuta dhe armë zjarri përpara pushtimit në det në 6 qershorit 1944.

Burimi: FoxNews

L.K/Dosja.al

Shto Koment