















RUSI-Ozersk është një qytet i ndaluar i fshehur thellë nëpër male në Rusi. Sipas TheSun, Ozersk ka një popullsi prej rreth 82,000 njerëz dhe Vladimir Putin ndoshta do të preferonte që askush të mos e dinte që ekziston.
Qyteti nga pamja e jashtë mund të duket normal, me dyqane, shkolla, restorante dhe apartamente, por duket sikur ekziston në një univers paralel.
Ozersk është pothuajse plotësisht i shkëputur nga bota e jashtme dhe është vendlindja e programit bërthamor të Bashkimit Sovjetik. Sakaq, rregullat aty janë të forta, banorët duhet të pajisen me leje speciale për t’u larguar, ndërsa të huajt nuk lejohen të hyjnë. Kufijtë e tij rrethohen me tela me gjemba dhe në to shkruhet nuk lejohet hyrja pa leje.
Ndërkohë, për dekada me radhë qyteti nuk u shfaq në asnjë hartë, ndërsa qytetarët e tij u fshinë nga regjistrat e Bashkimit Sovjetik. Gjithashtu mendohet se në këtë qytet ka edhe një liqen, i cili thuhet se është dy herë e gjysmë më radioaktiv se Çernobili.
(k.a/dosja.al)