Aktualitet

FOTO/ Veliaj zhduk Sylën nga punimet, ku janë reklamat për kompaninë që iu mori jetën të 2 djemve në lule të rinisë?

Nuk dihet pse, por Bashkia e ka lenë anonim kompaninë që zhvillon punimet për rehabilitimin e “Parkut Rinia”.
Featured image of article: FOTO/ Veliaj zhduk Sylën nga punimet, ku janë reklamat për kompaninë që iu mori jetën të 2 djemve në lule të rinisë? Punimet tek Parku Rinia, dhe zhdukja e firmes Syla nga reklamimi

TIRANË- Pak ditë pas tragjedisë që ndodhi dje në një pallat në rrugën “Faik Konica”, ku humbën jetën 2 të rinj, bashkia Tiranë po shkëput çdo marrëdhënie nga kompania “Syla”.

Reklama e Syles tek Parku Rinia

Dosja.al ka siguruar disa foto nga “Parku Rinia”, aty ku deri pak ditë më parë, ndodheshin ndarëset metalike që kishin sipër emrin e kompanisë “Syla”.

Por siç e shihni edhe në foto, nuk është më. Nuk dihet pse, por Bashkia e ka lenë anonim kompaninë që zhvillon punimet për rehabilitimin e “Parkut Rinia”.

Reklama e zhdukur e Syles tek Parku Rinia

Çfarë ndodhi tri ditë më parë?

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj.

 Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy teknikët e kompanive dhe është shpallur në kërkim Petrit Syla, pronari i skela “Syla.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment