Sport

FOTO/ Me kapele “Los Angelos” Veliaj shfaqet krah gazetarit dhe ambasadorit në ndeshjen Turqi-Shqipëri

Kryebashkiaku ka vënë një kape me logon e Los Angelosit ndërkohë që të gjithë ata që bëjnë tifozëri për kombëtaren janë veshur kuqezi.
Featured image of article: FOTO/ Me kapele “Los Angelos” Veliaj shfaqet krah gazetarit dhe ambasadorit në ndeshjen Turqi-Shqipëri Endi Tufa, Erion Veliaj dhe tifozët kuq e zi

TURQI– Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka udhëtuar drejt Turqisë në kuadër të përballjes së kombëtares kuqezi me ekipin kombëtar të Turqisë.

Në një foto të publikuar nga gazetari Endi Tufa, Veliaj shihet mjaft i qeshur, teksa ka vënë një kapele me logon e Los Angelosit 

Foto e publikuar nga Tufa

Ajo që bie gjithashtu në sy është se krah Tufës dhe Veliaj ndodhet edhe ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli. Me kokën ulur dhe me syze, Gazheli nuk e ka mendjen tek kamera por tek telefoni i tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment